E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion për arrestimin e Mlladiç

Beograd (Start)-Forca të sigurisë serbe janë vënë në kërkim të ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid, në një uzinë të rajonit Valjevo. Sipas B92, forcat e sigurisë kanë rrethuar një uzinë të ambalazhimit të ujit mineral dhe operacioni po zhvillohet me kërkesën e shërbimeve të Prokurorit serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç. Operacioni ndërmerret gjithashtu për gjetjen e ndihmësve të Ratko Mlladiçit, si dhe të personave të dyshuar për financimin e qëndrimit të tij në arrati, shtoi B92, që citon përsëri burime policore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›