Bush:I kënaqur me bisedimet e G20-ës

Presidenti amerikan Xhorxh Ë. Bush ka deklaruar se është i kënaqur me përparimin që është arritur gjatë takimit në Uashington të udhëheqësve nga 20 vendet më ekonomitë më të mëdha të botës. Bush është shprehur se ishte i lumtur që parimet e tregtisë së lirë dhe tregut të hapur po respektoheshin gjatë negociatave. Por Presidenti i SHBA-së tha se një ndër rreziqet kryesore gjatë krizave të këtij lloji është se njerëzit mund të fillojnë të aplikojnë politika proteksioniste në ekonomi. Ndërkohë që kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se udhëheqësit ishin afër vendimit që të bien dakort rreth një sërë masash që do të stimulonin rritjen e ekonomisë anembanë botës. Teksa kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Broën ka deklaruar se dëshiron që të shohë një sistem bankar të pastruar dhe cfarëdo lloj vendimi i marrë në samit, duhet implementuar menjëherë. Takimi në Uashington ka bashkuar drejtues të vendeve më të industrializuara në botë, si SHBA-ja, Japonia, Gjermania, etj. dhe të vendeve me një zhvillim të shpejtë si Kina, India e Brazili, të cilët përfaqësojnë 85 përqind të ekonomisë botërore.