Rikonstruksioni i urës, Rama: Do të lehtësojë trafikun në Tiranë
Rikonstruksioni i urës tek Shkolla Teknologjike do të sjellë një lehtësim të konsiderueshëm të lëvizshmërisë së automjeteve, por dhe do të transformojë të gjithë vijën e lumit të Lanës. Kështu është shprehur kreu i Bashkisë se Tiranës Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen per zgjerimin dhe rikonstruksonin e kësaj ure.
Rama më tej kërkoi nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të kenë durim për trafikun që shkaktohet në këtë zonë, duke deklarur se shumë shpejtë do të çlirohet rrjedha e makinave.
Kryqëzimi në zonën pranë Urës Teknologjike konsiderohet si një nyje tejet e rëndësishme dhe një nga pikat kryesore të bllokimit të trafikut në kryeqytet. Ky projekt parashikon punimet e infrastrukturës për ndërtimin e urës, e cila do të pësojë një transformim rënjësor, duke e kthyer nga 4 në 6 korsi, por dhe vendosjen e sinjaleve rrugore dhe elementeve të sigurisë.