Kosovë, veriu mbetet i tensionuar

Një ditë pas fillimit të zbatimit të planit operacional për vendosjen nën kontroll të vendkalimeve kufitare me Serbinë, situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar.
Pasi kanë bllokuar të gjitha rrugët e veriut të Mitrovicës me zhavorr dhe barrikada, serbët kanë hedhur beton në pikën kufitare të Jarinjës.
Ata vijojne grumbullimet për të kundërshtuar aksionin e qeverisë së Kosovës, ndërsa nuk kanë munguar as të shtenat me armë.
Ndërkohë shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri theksoi se Prishtina asnjëherë nuk do të bisedojë për çështjen e pikave doganore në veri dhe se kjo çështje është kapitull i mbyllur.