Kriza ekonomike, Papandreu anulon vizitën në SHBA

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka anuluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të seriozitetit të krizës së borxheve që ka goditur vendin.
Lajmi bëhet i ditur nga media greke e cila citon burime qeveritare, ndërsa televizinoni shtetëror theksoi se Papandreu ka vendosur të kthehet në Greqi pas konsultimeve me ministrin e Finanacave Evangelos Venizelos.
Papandreu kishte planifikuar të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet javën që vjen në Nju Jork si dhe në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Vendimi për të anuluar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një ditë pasi ministrat e Financave të Eurozonës shtynë vendimarrjen lidhur me dhënien e këstit të ardhshëm Greqisë.