E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania blindon veriun e Kosovës

Bundestagu gjerman ka dërguar në Kosovë dy automjete të blinduara, të cilat do të ndihmojnë për heqjen e barrikadave, që serbët kanë vënë në rrugë.

Qëllimi i këtyre përforcimeve është që të kontribuohet në përmirësimin e aftësive për të kontrolluar masat, për të qenë të gatshëm për dhunë, apo largimin e barrikadave.

Sipas medieve kosovare në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumen Ibër, ndërkohë që vërehen disa automjete KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit. Të shtënat janë dëgjuar nga ndërtesat në pjesën veriore të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›