E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore zgjedh kreun e ri, Jim Jong Kim

Jim Jong Kim

Banka Botërore ka zgjedhur të hënën Jim Jong Kim, një ekspert i shëndetit global dhe president i kolegjit Dartmouth, si presidentin e ri të saj në një përzgjedhje të parashikuar që vazhdon traditën e gjatë të drejtimit të institucionit të zhvillimit prej një amerikani. Jim Jong Kim, 52 vjeç, do të zëvendësojë Robert B. Zoellik që nga fundi i qershorit. Mandati pesëvjeçar i Zoellick përfundon në atë periudhë. Ndërsa kohët e  fundit përzgjedhja e Kim nga bordi prej 25 anëtarësh nuk vihej më në dyshim, më parë ka pasur edhe kandidatura të tjera të cilat u dukën më shumë si një përpjekje për të ndryshuar traditën e drejtuesit. Një prej tyre ishte ministri nigerian i Financave dhe ish-drejtori i menaxhimit të Bankës Botërore, Ngozi Okonjo-Iveala. Edhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore Kolumbiane dhe zyrtar i OKB-së, Jose Antonio Okampo, ishte një kandidat për postin. Por ata u përballën me pengesa për shkak të përbërjes së bordit: Europa, SHBA dhe Japonia kontrollojnë rreth gjysmën e votave. Ata kishin kandidat z. Kim. Ai u mbështet edhe nga Kanadaja, Meksika, Koreja e Jugut dhe Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›