E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Serbi, mbyllen regjistrimet, 11 kandidatë

Afati i regjistrimit të kandidatëve që do të garojnë për presidencën serbe më 6 maj, u mbyll sapo hyri e hëna. Komisioni Zgjedhor serb tha se deri në mesnatën e së dielës ishin regjistruar 11 kandidatë që do të marrin pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve. Katër emrat më të njohur janë Boris Tadiç, Tomisllav Nikoliç, Vojisllav Koshtunica dhe Çedomir Jovanoviç. Ndërsa të tjerët janë ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, gruaja e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, Jadranka Sheshel, Muamer Zukorliç, Zoran Dragisiç, Zoran Stankoviç, Istvan Pastor e Vladan Glisiç. Gara e fortë pritet të zhvillohet mes Tadiçit dhe Nikoliçit, njëlloj si në zgjedhjet e kaluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›