Gjendje e tendosur në Iran

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 15:20
Irani kërcënohet nga një konfrontim i ri mes qeverisë dhe opozitës.
Në ceremoninë e varrimit të një demonstruesi të vdekur në Teheran pati përleshje.
Si përgjigje ndaj protestave të reformatorëve, qeveria iraniane dëshiron që ditën e premte të mobilizojë përkrahësit e saj.
Në mitingje ata do të ngrenë zërin e tyre veçanërisht kundër udhëheqësve të opozitës Mir Hussein Mussavi dhe Mehdi Karrubit.
Edhe televizioni shtetëror nisi një fushatë kundër reformatorëve.