Obama viziton sërish Luizianën
I përballur me kritikat se ka dështuar për të demonstruar ndjeshmëri të mjaftueshme për popullin në shtetet e prekura nga rrjedha e naftës, presidenti amerikan, Barack Obama, sërish vizitoi shtetin e Luizianës, e kësaj here u takua me banorët lokalë, udhëheqës të biznesit dhe peshkatar, përveç takimeve me zyrtarë lokalë dhe të shteteve.
Duke folur për shtypin pasi mbërriti në Luiziana dhe para se të shkonte në qytetin Grand Isle, presidenti tha se BP nuk duhet të tregohet e ngushtë kur flitet për rastet e kompensimit për banorët e gjirit.
“Ata kanë obligime morale dhe ligjore ne këto zona për dëmet që janë bërë dhe nuk dua të dëgjoj se sa para po shpenzojnë me aksionarët, apo shpenzimet për reklamat televizive kur ata po paguajnë shuma tejet të vogla për peshkatarët apo bizneset e vogla këtu të cilët po përballen me vështirësi”, tha Obama.
BP ka arritur të instalojë një kapuç të madh ndalues mbi depozitën e naftës që po rrjedh, afro 1.5 kilometra në thellësi të detit për të kanalizuar naftën e mbledhur drejt një anije cisternë.
Por kompania thotë se do të jetë e pamundur të llogaritet sasia e naftës dhe gazit që do të mblidhet dhe se vazhdimi i funksionimit të metodës, aftësia për të ndaluar naftën dhe gazin nuk mund të garantohet.