E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Guardian ngarkon Izraelin

Nëntë aktivistët turq, të cilët humbën jetën gjatë operacionit izraelit ndaj flotës me ndihma për Gazën, janë goditur 30 herë me armë zjarri dhe pesë prej tyre kanë humbur jetën pas goditjeve në kokë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Guardian”, e cila citon zv/presidentin e institutit mjekësor ligjor të Stambollit, Yalcin Buyuk

"Shumë prej aktivistëve janë goditur me armë zjarri nga distanca të afërta", shkruan më tej e përditshmja britanike.

Rezultatet e autopsisë dëshmojnë se aktivisti Ibrahim Bilgen, 60 vjeç, është goditur katër herë në tëmth, gjoks, anës trupit dhe shpinë.

Fulkan Dogan, i cili kishte edhe shtetësinë amerikane, është goditur pesë herë, në një distancë më të vogël se 45 centimetra, në fytyrë, prapa kokës, dy herë në një këmbë dhe një herë në shpinë.

Dy burra të tjerë janë goditur nga katër herë.

Pesë nga aktivistët e tjerë janë goditur në shpinë dhe prapa kokës, shkruan Guardian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›