Obama zhvilloi bisedë me Karzain

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Barack Obama ka biseduar me homologun afgan, Hamid Karzai, për mbështetjen rajonale të pajtimit në Afganistan.
Në deklaratën e bërë publike thuhet se dy udhëheqësit “janë pajtuar që të mbeten në kontakte të ngushta, derisa të dyja vendet vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe për të krijuar partneritetin afatgjatë”.
Biseda telefonike pason pohimet e presidentit afgan javën e kaluar, se qeveria e tij është përfshirë në bisedime me talebanët "me dhe pa Shtetet e Bashkuara".