Afganistan, gjenerali kërkon falje, afganët në protesta

Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, Xhon Allen, ka konfirmuar se trupat e jashtme kanë keqpërdorur materialet religjioze islamike, përfshirë edhe Kuranët.
Gjenerali Allen ka ofruar “keqardhje të sinqertë” te qeveria dhe populli i Afganistanit, duke thënë se keqtrajtimi i materialeve islamike në Bazën Ajrore në Bagram, në veri të kryeqytetit Kabul, “nuk ishte i qëllimshëm” dhe se ishte ndalur menjëherë pasi zyrtarët e kishin zbuluar këtë gjë.
Paralelisht me këtë situatë rreth 2 mijë persona kanë protestuar afër kompleksit të Bagramit lidhur me shkatërrimet e Kuranit.
Një pjesë e protestuesve kanë hedhur bomba nafte dhe kanë shtënë me armë gjuetie, ndërsa të tjerët brohorisnin “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje për të pafetë”.
Ndërkohë rojet e NATO-s janë përgjigjur me të shtëna me plumba gome, ndërsa nuk është raportuar për viktima eventuale. Protesta ka pasur edhe në në Kabul.