Turk: Kosova ka arritur progres pas pavarësisë

Presidenti slloven, Danillo Turk ka deklaruar se Kosova pas shpalljes së pavarësisë ka pasur progres. "Është shumë e rëndësishme që në Kosovë është vendosur misioni i Evropës, EULEX. Ai atje mund të bëjë shumë për Kosovën, në këtë fazë kur vendi ka nevojë për ngritjen de zhvillimin e institucioneve", ka thënë Turk. Sipas tij, Kosova duhet të ketë më shumë durim, për sa i takon njohjes së pavarësisë së saj nga shtete të tjera të botës. Turk tha se edhe Sllovenia, para se të pranonte atë pavarësi iu desh një periudhë e caktuar, pasi disa institucione bashkërisht duhej të vendosnin për atë akt që është marrë në bazë të Kushtetutës së vendit.