Obama:SHBA duhet te pergatise nje “strategji largimi” nga Afganistani
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se se shpejti do te beje publik planin qe parashikon forcimin e perpjekjeve ushtarake, diplomatike dhe ekonomike per Afganistanin. Obama ka deklaruar se vendimi i tij me i veshtire qe kur ka ardhur ne krye te Shtepise se Bardhe eshte ai per dergimin e ushtareve shtese ne Afganistan. Sipas tij vetem prania ushtarake nuk mund ti zgjidhe te gjitha problemet ne kete vend.