E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: NATO në Kosovë? E domosdoshme

Prishtinë - Ndikimi i NATO-s në Kosovë është i një rëndësie të madhe. Sipas ish-kryeministrit Agim Çeku, fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake të Beogradit ishte një ditë e madhe shprese për Kosovën. gjatë një takimi që zhvilloi me gazetarë në selinë e PSDK-së, Çeku theksoi se vetëm me mbështetjen e NATO-s u arrit t’i jepej fund regjimit dhe dhunës së Sllobodan Millosheviçit. “"NATO për ne nuk është vetëm një prezencë ndërkombëtare dhe vetëm një aspiratë. Për ne NATO ka kuptimin e lirisë, mbrojtjes, garantimit të stabilitetit dhe mbështetjes esenciale në ndërtimin e kapaciteteve tona të sigurisë. Prezenca e NATO s në Kosovë është e nevojshme dhe e domosdoshme edhe për një kohë si partner në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke shtuar se prezenca e Aleancës duhet të zvogëlohet, ristrukturohet dhe transformohet vetëm në përputhje me dinamikën e ndërtimit dhe zhvillimit te kapaciteteve të sigurisë të Republikës së Kosovës", tha Çeku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›