E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:SHBA,nuk është armike e myslimanave

Përpara se i dërguari special për paqen në Lindjen e Mesme të mbërrijë në rajon,presidenti amerikan Barak Hysein Obama i dërgoi botës myslimane një mesazh të qartë; "Amerika nuk është armiku i tyre", ndërsa theksoi se Izraeli dhe Palestina duhet të rifillojnë negociatat për procesin e paqes. Në intervistën e parë për një media arabe që nga marrja e pushtetit, Barak H. Obama tha për televizionin al-Arabiya se administrata e tij do të adoptojë një qëndrim më gjithëpërfshirës në marrëdhëniet me botën myslimane. "Puna ime është t'i them botës myslimane se Amerika nuk është armiku i tyre. Ndonjëherë ne kemi gabuar, dhe nuk kemi qenë perfektë', tha Obama. Ndërsa, duke folur për konfliktin mes palestinezëve dhe Izraelit, ai tha se zgjidhja nuk mund të mendohet e veçuar, pa e parë situatën në plan më të gjërë. "Është e pamundur për ne që të mendojmë vetëm për konfliktin mes palestinezëve dhe Izraelit, dhe të mos mendojmë për të atë që po ndodh në Siri, Iran, Liban, Afganitan apo Pakistan" tha Obama për televizionin me bazë në Dubai, por shtoi se "Këto gjëra janë të ndërlidhura.". Presidenti i 44-rt i Shteteve të Bashkuara tha se administrate e tij ka nisur të mbajë premtimet dukë emëruar ish-senatorin George Mitchell si të dërguar special për Lindjen e Mesme. "Ne nuk mund t'i themi as Izraelit e as palestinezëve se cila është më e mira për ta. Janë ata vetë që do të duhet të marrin disa vendime', tha Obama. "Unë besoj se momenti ka arritur për të dy palët për realizuar atë që do të kulmojë me prosperitet dhe siguri për popullin e tyre Dhe kjo do të thotë që është koha për tu rikthyer në tavolinën e negocimit", shtoi Presidenti i SHBA-së. I pyetur për sulmet verbale dhe kritikat ndaj tij nga liderët e organizatës terroriste Al Kaeda, Obama tha se "ata janë vetëm tregues të ideve të dështuara'. Obama falenderoi edhe liderët arabë, veçanërisht mbretin e saudit Abdullah për shtyrjen përpara të planeve për paqen në Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›