Bashkia mbjell 30 pemë në rrugën 'Ndre Mjeda'
Rreth 30 pemë të llojit rrap do të mbjellë bashkia në rrugën Ndre Mjeda në kryeqytet.Kryetari I Bashkisë së Tiranës, Edi Rama,i pranishem në këtë aktivitet,duke falemnderuar mediat per praninë e tyre në të gjitha mbjelljet e pemëve në kryeqytet,theksoi se Bashkia e Tiranës synon të rrisë ndjeshëm hapësirën e gjelbër në kryeqytet duke garantuar në këtë mënyrë një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët. Gjate muajit janar dhe Shkurt të këtij viti do të përfundojë mbjellja e rreth 3000 pemëve dekorative të llojeve të ndryshme nëpër të gjitha hapësirat e planifikuara të qytetit të Tiranës.