Obama,qëndron larg çështjes së Iranit

Presidenti amerikan Barack Obama po i reziston "presionit" për të qenë apo për të mbrojtur anën e opozitës në Iran, ndërkohë që vazhdojnë protestat masive si pasojë e kontestimit te rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Në një intervistë televizive Obama tha se nuk mund të ketë shumë ndryshim ndërmjet politikave të presidentit Ahmadinexhad dhe rivalit të tij Mir Hossein Mousavi. Mbështetësit e këtij të fundit kanë vazhduar të protestojnë nëpër rrugë e sheshe pavarësisht nga kërcënimi i forcave qeveritare dhe gjakderdhjes që është regjistruar deri tani. Situata në Teheran vazhdon të jetë shumë e tensionuar e shoqëruar me zemërimin e përkrahësve të Musavit. Kufizime të ashpra të reja janë vendosur ndaj mediave të huaja në Iran, por pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të kontrolluar rrjedhën e informacionit jashtë vendit, iranianët kanë përdorur internetin për të dërguar imazhe personale dhe më tepër detaje për protestat. Obama tha se besonte se zërat e Iranit duhet të dëgjohen, edhe pse ai shtoi se ai vetë nuk dëshiron të "ndërhyjë" në këtë çështje. "Por kur shoh dhunë që ushtrohet ndaj protestuesve paqësore, kur shoh se si shtypen lëvizjet e tyre, atëherë kjo shqetësuese për mua por edhe për amerikanët", shtoi Obama.
Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se rezultatet kontestuese të zgjedhjeve në Iran kanë zbuluar se në atë vend kanë ndryshuar pritjet e votuesve dhe mbase edhe të liderëve të tyre.
Obama ka shfaqur brengosje për shkak të dhunës që ka shpërthyer ndërmjet policisë dhe simpatizantëve të kandidatit opozitar Hosein Musavi, por është përmbajtur nga pohimi se zgjedhja e sërishme e Ahmedinexhadit për president është kurdisje.
"Ka njerëz në Iran që duan të shohin më shumë hapje, më shumë debat, më shumë demokraci", ka thënë presidenti amerikan Barak Obama. Kështu ndryshimet politike midis presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad dhe sfiduesit të tij Mir Husein Musavi, janë sipas fjalëve të presidentit amerikan Barack Obama, më të vogla se sa prezantohen shpesh. Në një intervistë televizive Obama tha se pavarësisht se si do të përfundojnë zgjedhjet e diskutueshme në Iran, qeveria që do të dalë prej tyre do të vazhdojë të jetë armike historike e SHBA dhe do të përpiqet për ndërtimin e armës atomike.