Obama "vret" mizën në intervistë direkte

Vetëm me një goditje dhe miza është '"ekzekutuar". Më këtë lëvizje, presidenti i Shteteve të Bashkuara të amerikës, barak obama ka treguar edhe një herë karakterin e fortë të tij. Një gjë e tillë ka ndodhur gjatë një interviste dhënë për televizionin CNBC, pasi një insekt bezdisës i është afruar numrit një të Shtëpisë së Bardhë. Miza ka fluturuar rreth e rrotull tij dhe presidenti pa hezituar e ka vrarë insektin që nuk po largohej. "Largohu që këtu, ik" citohet të ketë thënë presidenti amerikan, duke u përpjekur ta largonte insektin. Por përballë "kokëfortësisë së insektit, presidneti ka pritur pak çaste sa miza të "qetësoshej" disi dhe e ka goditur vetëm me një levizje. "Jo keq apo jo"- iu drejtua më pas Obama gazetarit, "më në fund e zura", vijoi më tej duke qeshur presidenti amerikan pasi e kishte vrarë insektin që po e bezdiste gjatë intervistës. Por duke mos u majftuar vetëm me kaq, Obama u është drejtuar edhe kameramanëve: "Doni ta filmoni" ka thënë Obama duke u treguar mizën e ngordhur në dysheme. Më pas presidneti amerikan Obama iu rikthye intervistuesit John Harëood dhe tha: "Atehëre, ku e lamë?