Obamën e "tradhton" këshilltarja kryesore ekonomike
“Kristina Romer njoftoi se ka ndërmend të japë dorëheqjen si kryekëshilltare ekonomike e Presidentit Obama, efekti i së cilës fillon më 3 shtator. Ajo do të marrë postin e pedagoges së ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley", sqaroi Shtëpia e Bardhë.
''Romer, e cila është takuar me Obamën pothuajse çdo ditë për ta njoftuar këtë të fundit për çështje të ndryshme ekonomike, ka kontribuar në kalimin e recesionit ekonomik të vendit, më i madhi që pas Depresionit të Madh të viteve '30 të shekullit të kaluar'', shtohet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.