E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, vetevriten dy burra nga depresioni e varferia

Dy burra vetevriten ne Durres, duke regjistruar dhe rastet e para te vetevrasjes per kete vit ne qytetin bregdetar.

Selami Rexhepi, 45 vjec, eshte ndare nga jeta pas konsumimit te nje sasie lende helmuese te llojit fostoksine. Viktima vuante prej kohesh nga depresioni
dhe ka ndermarre aktin tragjik, ndersa ka gjetur vdekjen ne Spitalin Ushtarak. Viktima nga Kavaja, me banim ne Durres, ishte baba i dy femijeve.

Ngjarja e dyte e rende ka ndodhur ne Lagjen 14 te qytetit, ne Shkozet, ku eshte vetevrare nje tjeter person; 32-vjecari Xhevahir Vata. Ai ishte vetevarur me litar ne pjesen e pasme te shtepise, ku jetonte me qira se bashku me nenen dhe motren.

Nga hetimet rezultoi se viktima ishte i papune, ne kushte te renda ekonomike dhe disa here ishte shprehur se do te vriste veten nga varferia. Dy vetevrasjet e ndodhura ne Durres e cojne ne pese numrin e pergjithshem te
vetevrasjeve ne Shqiperi gjate diteve te para te ketij viti.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›