E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i madh i Malajzisë, Webber në Pole Position

Mark Webber do te niset i pari ne Cmimin e Madh te Malajzise, i treti ne program per kete Boteror te Formula 1. Piloti australian i skuderise Red Bull ka dominura provat zyrtare, te cilat u kondicionuan nga shiu i dendur, duke regjistruar kohen me te shpejte ne cirkuitin e Sepang. Webber ka lene pas makinen Mercedes te Nico Rosberg, ndersa i treti do te niset shoku i tij Sebastian Vettel, i cili ka konfirmuar se Red Bull eshte nje nga skuderite me te forta sa i perket garave kualifikuese. Koha e katert me e mire u regjistrua nga Adrian Sutil me Force India, i cili ka lene pas Nico Hulkenberg dhe Robert Kubica.

Provat zyrtare per Cmimin e Madhe te Malajzise kane rezultuar te dështuara per skuderine Ferrari dhe ate McLaren, te cilat jane skualifikuar qe ne seksionin e pare kualifikues. Pilotet e te dy skuderive kane dale ne piste kur ajo ishte shume e lagur dhe nuk kane mundur te japin maksimumin. Keshtu Fernando Alonso do ta nise garen nga vendi i 19-te, ndersa piloti tjeter i Ferrarit, Felipe Massa nga vendi i 21-te. Mes tyre do te qendroje McLaren i Lewis Hamilton, ndersa shoku i tij, kampioni ne fuqi Jenson Button do te niset nga vendi i 17-te ne Cmimin e Madh te Malajzise ne Formula 1.

Nertan prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›