E Diel, 1 Nëntor 2026

Laboratori elektoral, që asnjëherë nuk mori certifikatën e demokracisë

Nga Besi BEKTESHI
Një nga cilësitë e shpërndarjes së forcave të mëdha politike është ndarja me thikë e pastër dhe krejtësisht në koncept e patundur veri-jug. Patjetër që është një handikap i madh politik dhe demokratik, por ja që është dhe patjetër që me të tillë krerë politikë kështu ka për të zgjatur edhe për disa kohë. Nuk është ndonjë gjë moderne dhe përparimtare dhe aq më pak koherente, por ja që është. Edhe modeli i ri Rusmajli-Islami vazhdoi të prodhojë një ndarje të pastër të preferencave veri-jug. Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra janë prerazi me PD-në. Durrësi, Tirana dhe Elbasani janë të ekuilibruar, por qyteti bregdetar ka diçka më shumë për të majtën. Po të mos harrojmë se këto tre qarqe kanë gati gjysmën e kandidatëve. Por qarqet e Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës janë dukshëm me PS-në. Kurse Korça është kuq e blu në mënyrë të pastër. Gjithsesi diferenca që kanë katër qarqet e veriut për Berishën edhe PD-në me rezultatin 18-10 përbën edhe fitoren e kësaj force politike. Kurse të gjitha qarqet e tjera të Shqipërisë duke filluar nga Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Korça, Berati, Vlora dhe Gjirokastra janë 55-50 në favor të PS-së. Pra vetëm katër qarqe në veri i japin PD-së 8 mandate më shumë, kurse të gjithë të tjerët i japin PS-së 5-së mandate më shumë duke lejuar që PD-ja të ketë 3 mandate më shumë. Okay.....por....!! Laboratori i madh shqiptar ka treguar se në qarqet më të varfra votohet konservatori Berisha dhe partia e djathtë shqiptare. Ka akoma lidershipe nga veriu PD-ja dhe një shumicë nga jugu PS-ja tradicionalisht kështu..!!?? Apo ...!! Por laboratori i zgjedhjeve të këtij viti ka vërtetuar se aty ku PD-ja me investimet e saj për të futur njerëz në punë dhe çuar edhe rrugë të mirë nuk është votuar. Bie fjala në zonën e Mirditës ku është bërë edhe investimi i madh rrugor. Janë votuar socialistët...!! Ndoshta aty janë zëmëruar të tjerët që nuk morën 30.000 lekë rrogë në muaj... dhe këto ishin më shumë. Nejse. Asnjë sistem elektoral i yni nuk ka marrë deri më tani certifikatë demokracie. Asnjë...sepse gabon kur numërohet vota. Nuk gabon, por është në faj. Në Shkodër është një laborator i sofistikuar i laboratorit të madh shqiptar. Në Shkodër komisionerë të majtë dhe të djathtë me stilolapsat e tyre kanë nxjerrë jashtë përdorimit disa mijëra fletë votimi që kishin siglat LSI, PDK dhe LZHK apo edhe ndonjë sigël tjetër si të majtë dhe të djathtë. Po, kanë bërë një zhgarravinë dhe e kanë quajtur jashtë përdorimit ose të pa vlefshme. Në Shkodër ka bërë vaki që të jetë rezultati 400 me zero për PD-në dhe aty komisionerët socialistë kanë qëndruar gojë kyçur si mumie. Kaq të marrë dhe partizanë kanë qenë komisionerët sa që kanë zeruar rezultatin edhe aty ku kanë votuar kandidatët dhe familjet e tyre...kanë bërë masakra elektorale dhe të administrimit të votës akoma më idiote se në vitet që kanë kaluar. Por kanë qenë dakord majtas djathtas. Në fakt janë bërë kaq shumë maskarallëqe dhe me një hajvanëri të pa përfytyruar, sa që janë përdorur dy procesverbale, njëri i është dhënë kandidatit ku kanë rezultuar vota dhe tjetri ka shkuar në KQZ ku janë zeruar votat jashtë PD-së dhe PS-së. Qindra fletë votimi të prera me thikë në Shkodër dhe kalime idiote para kamerave të fletës së votimit jashtë kamerës edhe pse si gjithmonë është një kamera tjetër që shikon edhe këtë kalim. Çuditë e laboratorit bërthamor elektoral Shkodër. Në qarkun Shkodër në vitin 2005-së ka pasur 106.744 votues. Kurse në vitin 2009-të ka 115.000 votues. Në vitin 2005-së qyteti Shkodër ka pasur 7200 vota si PS, kurse në vitin 2009-të 10.800 vota si PS. Qarku pa qytet ka pasur në 2005-sën 31.500 vota për PS-në. Kurse në vitin 2009-të qarku pa qytetin e Shkodrës ka pasur 23.218-të. Në 2009-tën qyteti ka pësuar një rritje 50 % për PS-në, ndërsa komunat rurale dhe Puka e Malësia e Madhe kanë pësuar rënie për PS-në rreth 25 %. Në të gjitha zonat rurale ka fituar PD-ja dhe vota në qytetin e Shkodrës dhe disa vende të tjera afër saj, shpëtoi erzin e PS-së që për herë të parë merr katër mandate deputeti në Shkodër. Ku shkuan votat e PS-së disa herë forcë e madhe në ruralet e Shkodrës? Nuk ka dyshim te PD-ja, sepse....PS-ja.... nuk kuptonte se me çfarë përfaqësohej. Në fakt pak punë i ka bërë Ramës, Kola nga Puka dhe ka qenë pikërisht qyteti i Shkodrës që ka kontribuar për të mbajtur nivelin e përfaqësimit të PS-së në kuvend. Natyrisht edhe pse një pjesë e strukturave të PS-së ka punuar me ndershmëri një pjesë e rëndësishme nuk ka punuar fare, për të mos thënë se ka punuar kundra. Kanë lejuar që komisionerët e PD-së të ndërmarrin iniciativa të ndryshme teknike dhe elektorale me qëllim devijim të rezultatit. Pse.?? Po sepse, strukturat e PD-së në Shkodër sa do që janë të sinqerta, ato as që u apeluan dhe u pyetën nga Rama. Ai deshi në fakt të përdorte të fortët, për të marrë vota dhe pikërisht la votat në zonat ku dikur PS-ja merrte. I ndenjën besnik vetëm qytetarët e majtë shkodranë që nuk u shitën dhe u blenë. Kurse të gjithë ato që thanë u hodhën miliona le të shikojnë sa çfarë kanë bërë statistikat e sivjetshme me PS-në....!! Bukur fort në qoftë se qenkan ndarë mijëra e mijëra euro, sepse paskan shkuar për PD-në..!! Edhe kështu ndarja e mandateve në bastionin e PD-së është bërë 7-4 dhe kjo është një humbje për PD-në shkodrane që i mburresh Sali Berishës së në Shkodër do të marrin 9-të dhe deri 11 deputetë ...!!? Pra edhe me rënie të madhe të votuesve socialistë në zonat tradicionale socialiste përsëri partia e Topallit në Shkodër mori goditje, sepse ka më pak votues socialistë dhe më shumë deputetë të tillë. Pra...edhe pse u bënë investime dhjetë herë më shumë se socialistët, edhe pse u bë një fushatë tepër më e madhe. Po ashtu, edhe pse u sabotua e majta nga vetë e majta dhe nga vetë lidershipi për kandidatura dhe nga strukturat si kundërpërgjigje lidershipit, sërish PS-ja në Shkodër pati fat dhe tani ka katër deputetë. Laborator i madh Shkodra..! Shkodra ka sofistikimin më të madh komisioneral..! Sepse ka ndërtuar një sistem dyfish të vjedhjes dhe transformimit të votës. Në Shkodër demokratët kanë komisionerë xhambazë të përvetësimit të votës, kurse PS-ja ka ketra të shkathët që bëjnë bursën urbane të qarkut të madh dhe qytetit po ashtu të madh. Ato (PD-ja) janë sekserët elektoral të vulave, bojërave, stilolapsave dhe përgatitjes për të vepruar me dy palë letra dhe firma. Kurse socialistët janë undergraundi që modifikon ADN-në duke i dhënë vazhdimisht fitore kundërshtarëve. Patjetër që ka edhe militantë dhe persona të ndershëm dhe padyshim që një shumicë e tyre është ndjerë keq, por....ky është realiteti në përgjithësi dhe janë shumë pak qëndra që nuk i janë përveshur punës për transformim të votës dhe keqpërdorim të saj. Sepse në laboratorin shkodran dhe përtej qarkut dhe qytetit laborator filloi alkimia e re për të modifikuar sërish ADN-në e votave të shqiptarëve të cilat pastaj japin konceptualisht një rezultat kot fare apo afër kotit. Por jo kaq kot sa për të marrë përgjigje ai që kërkon Ndryshimin e Madh dhe për më tepër Përtej të Majtës dhe të Djathtës. Një person që nuk u fut njëherë në shifra dhe shprehje teknike për ekonominë, për politikën e jashtme dhe atë të brendshme dhe me të vetmen aftësi për të bërë ndryshime në të majtën pro Rama... do të duhesh të ndalesh tani mbas shifrave! Mbas fjalimit të tij përfundimtar në Tiranë e shikova me fletë programore në dorë që Rama nuk i shpjegonte dot lirshëm te Sokol Balla dhe po thosha me vete kështu do të bëhet ndryshimin e madh..?? Nejse, Rama vetëm bëri përjashtimin e madh në PS dhe mbi këtë përjashtim ai ka marrë shumë..shumë vota nga shqiptarët të cilat kanë dëgjuar vetëm fjalimet pa gabime të tijat në tribuna, por aspak të një lideri që merr përsipër ndryshimin e madh që çon të majtën komplet përpara dhe krijon kohezionin e saj përballë Berishës, për shumë e shumë vite në pushtet. Në pushtet edhe kur ka qenë në opozitë. Pra kjo ishte edhe puna laboratorike e fundit në elektoratin shqiptar, që provoi dështimin kësaj radhe të së majtës shqiptare, e cila nuk di dhe nuk do të ndërtojnë një lidership, që mbledh elektoratin dhe punon me të vë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›