Aksidenti, humb jetën 33-vjeçarja
Autori i Lajmit: red.
Një person humbi jetën dhe 2 femijë u plagosën në një aksident automobilistik, në Tropojë. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në mesditë kur makina në të cilën udhëtonin 5 persona, 4 prej tyre anëtarë të një familjeje, doli nga rruga duke rënë poshtë 15 metra. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Rragamit. Sipas policisë, ka humbur jetën Liljana Saraçini, 32 vjeçe, pasagjere, ndërsa është rëndë bashkëshorti i saj Besnik Saraçini dhe një e afërm e tyre, Laureta Meshi, 18 vjeçe. Fatmirësisht, dy fëmijët e çiftit Saraçini kanë marrë plagë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bajram Currit për të marrë ndihmën e shpejtë, por atje prej dy vitesh mungon një reanimator.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008