Obobo virgjëria!...
Natën e parë të martesës, vajza merr një kuti duhani sepse kishte dëgjuar që kur zhvirgjërohesh kërcet diçka dhe ajo nuk ishte e virgjër. Kështu, pasi vë kutinë e duhanit nën vithe, shtrihet në shtrat dhe pret dhëndrin. Kur djali arrin pikun, ajo e mbyll me forcë kutinë e duhanit dhe thërret:
-Obobo, iku virgjëria!
Dhe djali ia kthen:
-Le virgjëria, po mjerë hallatet e mia që i zuri kutia…
Polici
Një polic, gjatë shërbimit po shkruante emrin e tij me urinën e vet dhe për dreq te dy germat e fundit i mbaron urina. Ai thërret shefin për ndihmë:
- Të lutem shef, m’i mbaro këto dy germat e fundit se më mbeti fiksim.
- Mirë, – ia kthen shefi, por mbaje ti me dorë që të mos ndryshojë shkrimi...
22 Mars 2008