E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku vijon të zhvleftësohet përballë euros dhe dollarit

Monedha kombëtare leku është zhvlerësuar sërish kundrejt euros në tregun tonë të këmbimit. Ekspertët vlerësojnë se përveç situatës në tregun ndërkombëtar në forcimin e euros kanë ndikuar dhe faktorët e brendshëm. Në agjencitë e këmbimit 1 euro blihet me 138 leke dhe shitet 138.5 lekë, ndërsa dollari blihet me 95.3 dhe shitet me 95.9 lekë.

Kampistët parashikojnë një forcim të mëtejshëm të euros në tregun tonë të këmbimit.Sipas tyre pritet që gjatë muajve të ardhshëm monedha e eurozonës të kapë kuotën e 140 lekëve. Edhe pse ekspertë e kishin parashikuar një ngritje të dollarit, i cili është lidhur edhe me rimëkëmbjen ekonomike të botës pas përfshirjes nga kriza financiare, ata sërish patën parashikuar që kjo të ndodhte në fillim të vitit 2010, duke pretenduar që në këto momente të ishte leku ai që do të fitonte pikë. Megjithatë forcimi i dollarit amerikan dëshmon se ekonomia botërore është drejt daljes së plotë nga kriza ku ishte përfshirë. Edhe pse ekspertë e kishin parashikuar një ngritje të dollarit, i cili është lidhur edhe me rimëkëmbjen ekonomike të botës pas përfshirjes nga kriza financiare, ata sërish patën parashikuar që kjo të ndodhte në fillim të vitit 2010, duke pretenduar që në këto momente të ishte leku ai që do të fitonte pikë. Megjithatë forcimi i dollarit amerikan dëshmon se ekonomia botërore është drejt daljes së plotë nga kriza ku ishte përfshirë.

Last Updated on E Marte, 12 Janar 2010 22:36

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›