METE: Të dhënat në HEC-e deri në 08:00

Minisitria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka publikuar të dhënat për situatën në HEC- deri në orën 08:00. Fierza është në kuotën e 290.26 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i banesit.
Prurjet në Fierzë llogariten 430 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 600 metër kub në sekondë.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 170.27 metrave.
Prurjet në Koman janë 200 metër kub për sekondë. Ndërsa derdhjet e ujit janë 700metër kub për sekondë.
Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.20 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.
Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 140 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 950 metër kub për sekondë.
METE ka njoftuar se KESH ka ulur ndjeshëm shkarkimet në kaskadë.