E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odeta Nishani: Familja ime nuk ka prona tek selia e PD

odeta_nishani21Edhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, ka reaguar pas akuzave se familja e saj ka pronësi tokash tek selia e Partisë Demokratike. Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, Zonja e Parë hedh poshtë të gjitha akuzat duke mohuar se ajo ka pronësi tek selia e PD. Fatmirësisht në një shoqëri demokratike askush nuk është i përjashtuar nga debati publik, qoftë familja e Presidentit të Republikës, qoftë Presidenti vetë dhe ky është një standard tashmë edhe i demokracisë shqiptare, por kur debati instrumentalizohet për qëllime politike dhe degjeneron në shpifje, fyerje dhe kërcënime ky standard është cënuar në thelbin e tij dhe duhet të preokupohemi .Prej disa ditësh, eksponentë të Partisë socialiste, dizinformojnë opinionin publik mbi një marrëdhënie të pavërtetë pronësie timen dhe familjes sime me ambientet ku është selia aktuale e Partisë Demokratike.

Me përgjegjësi të plotë pohoj para opinionit publik që asnjë marrëdhënie pronësie e imja dhe familjes sime nuk ekziston me selinë e PD-së; gjithashtu pohoj se asnjë interes privat nuk e lidh familjen time me atë objekt dhe të ardhmen e tij. Për dy javë Partia Socialiste bëhet forcë kryesore qeverisëse dhe ka të gjitha mjetet e duhura ligjore dhe administrative për të hetuar me imtësi mbi këtë çështje. Ky nxitim për të më vendosur në qendër të një alibie dhe lufte politike që nuk më përket , nuk më demoralizon, nuk më frikëson në asnjë çast të jetës dhe punës time të përditshme. Unë besoj tek drejtësia dhe moraliteti i së drejtës, ndaj jam e bindur që shpifësit do të marrin qëndrimin që meritojnë nga opinioni publik shqiptar dhe shumë shpejt kauza e tyre do të vetërrëzohet, shkruan zonja Nishani në faqen e saj në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›