U17: Shqipëria barazon 11 me Belgjikën
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U17 e ka nisur me barazim ndeshjen e parë të turneut që po zhvillohet në Rumani.
Kuqezinjte e vegjël, sfidën e parë e zhvilluan sot kundër bashkëmoshatarëve të tyre nga Belgjika. Luhej minuta e 5-të kur mesfushori i Prishtinës, Lorik Aliu shënon një eurogol dhe jep avantazhin për tanët në 1:0.
Mysafirët arritën që ta barazonin rezultatin vetëm në minutë e 93-të, pas një gabimi nga ana e mbrojtësve shqiptarë.
Në këtë turne po marrin pjesë, vendi organizatori që është Rumania, Shqipëria, Belgjika dhe Turqia.
Edhe ndeshja Rumani Turqi u mbyll me rezultat 1:1.
Takimet e radhës zhvillohen më 8 gusht e ku takohen:
Rumani-Shqipëri
Turqi- Belgjikë
