E Diel, 1 Nëntor 2026

"Odiseja" e debateve brenda PS

Pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, Partia Socialiste eshte perfshire ne nje debat te ashper politik brenda saj. Mendimet ndryshe per rezultatin e zgjedhjeve dhe vlefshmerine e tyre, kane sjelle debate te njepasnjeshme mes drejtuesve te larte te selise roze. Dhe ky debat politik brenda selise roze, eshte kanalizuar dhe ne elementin se kush eshte pergjegjes per humbjen e ketyre zgjedhjeve. Kritiket e kryetarit socialist akuzojne Ramen se eshte shkaktari kryesor i humbjes ne zgjedhjeve, perballe Berishes. Nderkohe qe ky i fundit ia vuri fajin manipulimit te kryeministrit, i cili ka tjetersuar, sipas tij, rezultatin e 28 qershorit. Asambleja e PS, kongresi, dhe me vone kryesia dhe Grupi parlamentar vendosen jo vetem mosnjohjen e rezultatit te zgjedhjeve, por deklaruan dhe bojkotin e parlamentit. Pas mbledhjes se Kryesise socialiste rreth nje jave me pare, u vendos paketa e kushteve per mazhorancen, e cila u miratua edhe nga grupi parlamentar socialist, e me pas u modelua nga nje grup pune te behej zyrtare. Por bojkoti ka sjelle perplasje te forta brenda gjirit te selise roze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›