E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PD: Bojkoti i Rames, per arsye personale

Deputetet e Partise Demokratike e konsideruan dje si te paarsyeshem bojkotin qe ka ndermarre opozita ndaj parlamentit. Sipas tyre, ky bojkot eshte i paralajmeruar qe ne kohen kur kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nuk pranoi te vendoste emrin ne listen e deputeteve. Njeheresh ata nenvizuan faktin se, bojkoti vinte per arsye te interesave te ngushta te kryetarit socialist, Rama. Deputeti i Tiranes, Tritan Shehu deklaroi dje se braktisja e Kuvendit eshte e demshme, ne radhe te pare per vete PS-ne dhe me pas per vendin. "Bojkoti i socialisteve eshte i paarsyeshem dhe nuk mund te kete asnje lloj shpjegimi. Ai ne radhe te pare eshte i demshem per vete PS, por dhe kerkon te shkaktoje deme per vendin. Pasi Shqiperia eshte ne progres, ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian", theksoi Shehu. Nga ana tjeter, deputeti demokrat i Lezhes, Mark Marku theksoi se bojkoti i Rames, lidhet vetem me faktin se ai duke perdorur "karten" e manipulimit te zgjedhjeve, kerkon edhe nje mandat te ardhshem ne krye te partise me te madhe te opozites. "Qendrimi i PS ka te beje me teper me kongresin e PS, me zgjedhjen e kryetarit te PS. Ndoshta, deri ne ate faze bojkoti do te zgjase, pasi Edi Rama e ka ngritur fabulen e tij postelektorale mbi manipulimin e zgjedhjeve dhe mbi faktin qe nuk ka humbur. Per kete arsye nuk do te largohet nga PS", theksoi Marku. Sipas tij, Rama ne kete rast po perdor nje institucion te rendesishem si parlamenti per interesa te pastra vetjake.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›