E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kundër Zvicrës, pa kapitetin Emre

Kapiteni i Turqisë, Emre, ka pësuar një tërheqje muskulare dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës. Lajmin e ka konfirmuar vetë mjeku i skuadrës ballkanase. Ndërkohë, trajneri i Turqisë, Fatih Terim, ka besim se skuadra e tij do të bëjë kthesë në ndeshjen ndaj Zvicrës, pas humbjes 2-0 në takimin e parë me Portugalinë. "Ndeshja ndaj Zvicrës në Bazel është me të vërtetë shumë e rëndësishme për ne tani, - tha Terimi për gazetarët. - Ne do t'i ndreqim gabimet tona dhe do të luajmë më mirë. Ka pasur raste kur më ka pëlqyer mënyra e lojës që treguam edhe ndaj Portugalisë, por sigurisht kishte vend edhe për mjaft kritika." Turqia i rezistoi Portugalisë në Stadiumin e Gjenevës deri në minutën e 61-të, kur mbrojtësi Pepe shënoi pas një kombinimi të bukur me Nunjo Gomeshin. Skuadra e Terimit luftoi për të barazuar, por në minutat shtesë pësoi edhe golin e dytë të Raul Meirelesit. "Ne u përpoqëm ta merrnim ndeshjen në dorë dhe të barazonim, dhe po e bënim më së miri detyrën tonë fillimisht, - tha Terimi. - Por më pas goli i dytë mbylli gjithçka. Shpresoj që ndaj Zvicër të jemi konstantë për 90 minuta." Terimin e shqetëson gjendja e Servet Çetinit, i cili pësoi një dëmtim në këmbë. Të dyja skudrat kanë humbur ndeshjet e tyre të para në këtë turne, ndaj një humbje e dytë do të ishte fatale për secilën prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›