Konfliktet pengojnë Maqedoninë drejt NATO-s
Zëvendësministri i Jashtëm grek, Miltiadhis Varviciotis, ka theksuar interesimin e Greqisë për të pasur marrëdhënie të mira me Kosovën, ndonëse ka përsëritur qëndrimin e njohur për mos ta njohur pavarësinë.
Në një intervistë për BBC-në, zyrtari i lartë grek për mosmarrëveshjet me Maqedoninë për çështjen e emrit, ka theksuar se Greqia nuk bën më asnjë tërheqje nga qëndrimi i saj.
Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, që vizitoi Prishtinën më herët këtë muaj, tha edhe njëherë se qëndrimi i Athinës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar. Por ajo shtoi se fakti i mosnjohjes nuk e pengoi atë që të shkonte dhe të takohej me udhëheqjen e lartë kosovare.
Ky duket se do të jetë qëndrim konstant i Greqisë, të paktën për një kohë të pacaktuar. Domethënë, mosnjohje, por zhvillim i kontakteve në të gjitha nivelet.
Qartazi këtë qëndrim e lë të kuptohet zëvendësministri i Jashtëm grek, Miltiadhis Varviciotis, që u intervistua nga BBC.
I pyetur se me gjithë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, fakti se Greqia ka një zyrë ndërlidhjeje në Prishtinë, i njeh qoftë dhe me një mënyrë specifike pasaportat e Kosovës, inkurajon bashkëpunimin ekonomik, a nuk do të thotë se tërthorazi Athina e njeh pavarësinë, ai u përgjigj: "Jo, në asnjë rast nuk është njohje e pavarësisë së Kosovës. Por nga ana tjetër ne nuk mendojmë se duhet ta mbajmë Kosovën si një vrimë të zezë në Ballkan, me të cilin nuk duhet të kemi kontakte. Përkundrazi, duhet të kemi kontakte. Ne duam që me Kosovën të kemi një kuadër të mirë marrëdhëniesh, në nivel edhe politik, edhe ekonomik, edhe në fushën e biznesit", i tha zv.ministri i Jashtëm grek BBC-së.
Pala greke e ka lidhur qëndrimin e saj për mosnjohje të pavarësisë, me, siç ka thënë, interesat e saj kombëtare.
Ndërkaq, Varviciotis, për herë të parë, pohon se shkaku kryesor i refuzimit të Greqisë për të njohur Kosovën si shtet i pavarur, ka të bëjë më së shumti pjesën veriore të ishullit të Qipros, ku që prej vitit 1982 është vetëshpallur e ashtuquajtura Republikë turke e Qipros Veriore, që njihet vetëm nga Turqia:
"Arsyeja e mosnjohjes së Kosovës ka të bëjë me pozicionet tona kombëtare lidhur me njohjen e rajoneve të tjera të planetit, siç është Qiproja e Veriut".
Zëvendësministri i Jashtëm grek është përgjegjës për diplomacinë ekonomike. Ai menaxhon edhe planin grek për rindërtimin e Ballkanit.
Numri dy i diplomacisë greke nuk pajtohet me skeptikët lidhur me qorrsokakun e negociatave që po zhvillohen prej dy dekadash në selinë e OKB-së, për t‘u gjetur një zgjidhje në çështjen e emrit, por ai thekson se Greqia nuk ka ndërmend të bëjë asnjë tërheqje tjetër, pasi u tërhoq nga qëndrimi i saj i hershëm, që emri të mos ketë në përbërjen e vet fjalën Maqedoni.
"Ne besojmë se zgjidhja mund të gjendet në procedurën që bëhet nën kujdesin e OKB-së, por sigurisht se nuk kemi për të bërë tërheqje tjetër, veç asaj që kemi bërë. Prandaj edhe pala tjetër duhet ta kuptojë se qëndrimi i Greqisë është konstant, është i qartë dhe në thelb me tërheqjen që bëri ka treguar kuadrin e bashkëpunimit. Nga ana tjetër, nëse Shkupi dëshiron të mbetet jashtë institucioneve euro-atlantike, kjo është punë e tyre", thotë zoti Varviciotis.
Përkundër ngecjes me Maqedoninë, zëvendësministri i Jashtëm grek ka shprehur kënaqësinë e tij për implementimin e pjesës që ka të bëjë me Shqipërinë të planit për rindërtimin e Ballkanit.
Ai ka bërë të ditur se në dhjetëditëshin e parë të muajit mars do të vizitojë Shqipërinë, për të shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të këtij plani.