Oficerët e policisë: Selmani na telefonoi nga Greqia
07/05/2010 Banda e Lushnjës kalon tek provat e mbrojtjes
TIRANË- Gramoz Selmani një nga dëshmitarët kyç tek Banda e Lushnjës, duket se është bërë molla e sherrit mes mbrojtjes dhe akuzës. Për të sqaruar përfundimisht pozicionin e këtij dëshmitari, që sipas mbrojtjes duhej të ishte në pranga për gjashtë vrasje, u pyetën nga Krimet e Rënda, dy oficerët e policisë gjyqësore Bujar Hoxha dhe Zigur Bixha. Janë këta që të parët ranë në gjurmët e Gramoz Selmanit, duke grumbulluar të dhëna nga familjarët pas vitit 2005, kur rinisën hetimet. Dy dëshmitarët u pyetën të thirrur nga mbrojtësi i të pandehurve Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu, emrat e të cilëve janë lakuar në disa vrasje nga goja e Gramoz Selmanit. Vladimir Meçi dhe asistenti i tij, i pyetën për mënyrën se si ranë në dijeni për Gramoz Selmanin, kush inicioi hetimet dhe kush urdhëroi marrjen në pyetje në Greqi pranë ambasadës sonë. Bujar Hoxha tha dje se ka qenë oficer i policisë gjyqësore pranë Krimeve të Rënda dhe në vitin 2005 është marrë me hetimet për Bandën e Lushnjës. “Për Bandën e Lushnjës ne kemi filluar hetimet në bazë të provave të ardhura për dosjet e pezulluara. Ne u vumë në lëvizje nga njerëz që kishin dijeni. Për krimet e kësaj bande janë vënë në lëvizje disa struktura, përfshi edhe krimet e rënda”, tha Bujar Hoxha. Ndërsa sqaroi këtë pozicion, avokati e pyeti nëse kishte marr urdhër nga eprorët për të goditur këtë bandë. Por ai tha se kishin një detyrë dhe zbatonin ligjin dhe në këtë mënyrë nuk kishin pse të merrnin urdhra nga lartë. Hoxha sqaroi më tej se për të gjetur Gramoz Selmanin, dëshmitarin kyç ishin interesuar tek familjarët. “Ne u interesuam, por ka qenë vet Gramoz Selmani ai që ka telefonuar dhe ka kërkuar të rrëfej gjithë krimet e kësaj bande”, tha Bixha.