Lul Berisha mobilizoi familjen për të eliminuar kundërshtarët
07/05/2010 Dëshmitarët nxjerrin në dritë dhe vërtetojnë ato që ka thënë i penduari Coli në gjykatë
TIRANË- Të paktën 150 dëshmitarë kanë filluar të rrëfejnë skemat e krimit, mënyrën që ka përdorur kapoja i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, për të siguruar mjetet dhe banesat për të rekrutuarit dhe interesimin e motrës së tij dhe gruas për gjithçka. Kësisoj, procesi gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen për krime me qëllim eliminimin e rivalëve, është futur tashmë në një fazë interesante. Seanca e djeshme ka zgjatur rreth gjashtë orë dhe pati si protagonist pesë dëshmitarë. Ndërkohë që momentet që u zbardhën kishin të bënin me ngjarjen e ndodhur në Plazhin e Durrësit tek shinat e trenit kur në gusht të vitit 1997 u vra Marsel Sotiri, me mbajtjen peng të vajzës nga Skrapari me emrin Valbona Jahaj, e cila tashmë mban statusin e dëshmitarit të mbrojtur.
Streha e kriminelëve
Fillimisht me cilësinë e dëshmitarit u pyet 81-vjeçari nga Bilishti me banim në Durrës, Xhemal Ago. Ai tha se ka lidhje miqësie me Lulzim Berishën, pasi djali është martuar me kushërirën e parë të tij. Mes debateve për pyetjen dhe mospyetjen e tij, gjykata vendosi ta dëgjojë edhe pse vetë Ago u shpreh se nuk ishte normal duke treguar edhe një raport mjekësor. Mes zhurmës së krijuar nga avokatët, dëshmitari tregoi se motra e Lulzim Berishës e quajtur Luljeta dhe gruaja e tij e quajtur Valbona, kanë shkuar në shtëpinë e vajzës së tij Zhuljeta Fetahu. Kjo e fundit kishte burrin në Itali në atë periudhë dhe familjarët e Berishës e kanë shfrytëzuar për të strehuar për një natë miqtë e tyre. “Unë kam qëlluar aty kur erdhi Luljeta me Bonën dhe i thanë vajzës sime Zhuljetës se donin shtëpinë për një natë për disa shokë nga Kosova që të nesërmen do të iknin në Itali. Unë mora vajzën dhe fëmijët e ika në shtëpinë time. Atë natë aty qëndroi edhe djali im me dy shoqet e veta. Të nesërmen mësova se ishte kryer një vrasje. Emrin e personit që ishte vrarë se di”,- pohoi dëshmitari. Serialet e vrasjeve dhe mënyrën se si siguroheshin banesat për të strehuar autorët e krimeve kanë vazhduar të sqarohen edhe nga dëshmitar të tjerë.
Rrëfimi i Nafies
Nafije Domi po me banim në Durrës, tha se në vitin 1997 ka pasur një shtëpi në afërsi të shinave të trenit. Këtë shtëpi e kishte ndërtuar për ta dhënë me qira për pushuesit. Por sipas fakteve që dolën aty, në këtë shtëpi janë strehuar edhe ata që vranë Marsel Sotirin. Dëshmitarja tregoi se një prej dhomave të shtëpisë me pamje nga shinat e trenit dhe me aneks e kishin marrë me qira dy vajza, një burrë dhe një grua e moshuar dhe dy fëmijë të vegjël. Gjithçka duket se ka qenë e organizuar më së miri. Sipas fakteve të nxjerra nga akuza nëpërmjet pyetjes së dëshmitares, në këtë shtëpi ka qenë e vendosur motra e Lulzim Berishës, Valbona Jaho dhe prindërit e Berishës. Valbona Jaho është përdorur nga pjesëtarët e bandës si karrem për të nxjerrë në prit Marsel Sotirin. Sipas dëshmitares Domi, familja që mori këtë dhomë, pasi ndodhi vrasja në korrik 1997, e la plazhin në gjysmë dhe u largua duke thënë se kishte djalin të sëmurë. Autorët e vrasjes kanë përdorur edhe lokalin që ka qenë afër shtëpisë së Domit e marrë me qira për plazh. Skënder Meka është pronari i këtij lokali. Ai tha se natën e krimit ( ditën dhe datën nuk i mbante mend) në vitin 1997 ka qenë në punë në lokalin e tij. Ka pasur disa persona që kanë pirë dhe ka dëgjuar se ndodhi një vrasje. Ishte ende pa u errur dhe të shtënat sipas tij janë dëgjuar larg. Por dëshmitari tha se nuk njihte asnjë nga personat që ishin ulur në lokal,madje nuk dinte as emrin e atij që u vra. Ajo që u sqarua plotësisht ishte fakti se personat që morën dhomën me qira në afërsi të lokalit dhe shinave të trenit, u larguan menjëherë sapo ndodhi vrasja. Këtë e përmendi pronarja e banesës.