E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji për faljet e Presidentit, Nishani sqaron kompetencat

07/05/2010 Reagimi pas faljes së 367 të dënuarve

TIRANË- Falja e 367 të dënuarve që deri tani ka qenë kompetencë e Presidentit është bërë pjesë e diskutimeve pas paraqitjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të draftit për të kaluar në projektligj. Nga specialistët e ministrisë është përgatitur një draft, i cili i kalon një pjesë të kompetencave këtij institucioni. Dje gjatë përurimit të arkivës elektronike për të përndjekurit, ministri Bujar Nishani sqaroi për mediat se ndryshimi i procedurës për hartimin e dosjes për të dënuarin që të përfitojë nga falja nuk ka të bëjë me kompetencat e plota që i kalojnë ministrit të Drejtësisë. Ky draft tha ai është përgatitur nga specialistët për mënyrën se si do të merren dhe grumbullohet informacioni për ata të dënuar që duan të përfitojnë ulje. Dosja që do të përgatitet nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë fillimisht do të marrë miratimin e ministrit dhe më pas do t’i dërgohet e plotë Presidentit. Ky i fundit ndërsa deri më dje ngarkonte me përgjegjësi grup juristësh për verifikimin e dokumenteve tani nuk do t’i duhet të shqyrtojë alternativat që mbërrijnë nga Ministria e Drejtësisë. “Nuk ka asnjë kompetencë ekstra që i jepet ministrit të Drejtësisë, por ministri i Drejtësisë duke pasur në dorë instrumentet, vendimet e gjykatave, përmes arkivës depozitohen të gjitha vendimet e gjykatave, dhe për më tepër, ndjekjen e dinamikës së vuajtjes së dënimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, është ministri i Drejtësisë, ai i cili për shkak të vartësisë që ka në këto institucione mund të marrë një informacion të saktë dhe vlerësues në mënyrë të tillë që për çdo propozim t’i sjellë një material referues, sa më të plotë dhe më të saktë Presidentit të Republikës”, tha Nishani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›