E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia e hidrocentraleve, 19 miliardë lekë investim

17/12/2008  30 kontrata koncesioni

Ministria e Ekonomisë sheh si mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar burimet hidrike, dhënin me koncesion të hidrocentraleve. Jo vetëm për situatën e vendit, por edhe problemet me energjinë elektrike që ka rajoni. Në kuadrin e “ofertave të pakërkuara” rreth 160 projekt-propozime janë paraqitur pranë ministrisë për marrje me koncesion të akseve të ndryshme hidrike. Deri më tani janë miratuar 30 kontrata koncesioni, projekte të cilat do të ofrojnë një fuqi të instaluar prej 130 MW, një prodhim mesatar të energjisë elektrike prej 731 663 megavat, përkundrejt një investimi prej 19 miliardë lekë. Projekte akoma më të mëdha në lumenjtë Drin, Devoll dhe Vjosë do të nisin shumë shpejt rrugën e realizimit. Interesi për investime private në hidroenergjetikë ka tërhequr vëmendjen e mjaft investitorëve të huaj, kompanive prestigjioze në fushën e ndërtimit dhe operimit të veprave hidroenergjetike. Ministria e Ekonomisë ka nisur të shqyrtojë edhe projektet që kërkojnë të shfrytëzojnë burimet hidrike, si për prodhimin e energjisë, ashtu edhe për furnizimin me ujë të pijshëm. Investimet në energjetikë konsiderohen, aktualisht, si shumë të rëndësishme për vendin, nisur nga fakti se energjia është shndërruar në një problem për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›