Pesë trafikantët e heroinës shkojnë në gjykatë
16/12/2008 Prokuroria përfundon hetimet për linjën e trafikut të drogës
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar veprimet hetimore ndaj pesë të pandehurve që tentuan të trafikojnë në Greqi rreth 4 kg lëndë narkotike Kanabis Sativa dhe 290 gram lëndë narkotike heroinë. Të pandehurit e procedimit nr. 49 janë Aleksandër Asllani, Ardian Gërbi, Eduart Belulaj, Vladimir Pasha dhe Andi Çerepi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrjetin kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit helen. Nga hetimet profesionale të kryera dhe përgjimet e tabulateve telefonike ka rezultuar se i pandehuri Aleksandër Asllani nga dhomat e paraburgimit të komisariatit të Durrësit fliste në telefon me katër të pandehurit e tjerë, duke drejtuar të gjitha lëvizjet e tyre nga paraburgimi i qytetit të Durrësit. Hetimi ka provuar se gjatë kohës që është arrestuar shtetasi Aleksandër Asllani përmes mikut të tij Eduart Belulaj ka siguruar nr. e telefonit 0693445627 dhe me këtë nr. nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Durrës ka organizuar së bashku me mikun e tij Eduart Belulaj “trafikun e lëndës narkotike” të dt 26.06.2008 nga Fieri në Tepelenë e më pas në drejtim të Greqisë. Veç të tjerash hetimi ka provuar se shtetasi Aleksandër Asllani ka bashkëpunuar me Eduart Belulajn dhe të dy së bashku i kanë dhënë shtetasit nga Tepelena Ardian Gërbi sasinë prej rreth 4 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe 290 gram lëndë narkotike të llojit heroinë për ta trafikuar në Greqi. I pandehuri Ardian Gërbi këtë sasi narkotikësh e ka fshehur në një kovë me bulmet, të cilën ia ka dhënë “taksistit” Arben Kaçorri për ta dërguar si produkt ushqimor në Greqi tek vëllai i Ardianit. Ndërkohë që Vladimir Pasha dhe Andi Çerepi, janë dy të pandehurit që i kanë shitur drogën Aleksandër Asllanit.