Vrau fqinjen per prone, ekstradohet i denuari
Tirane - Ekstradohet nga Polonia i denuari me 15 vjet burg per vrasje, nente vjet me pare ne Fier. Edmond Duraj eshte sjelle ne vendin tone mesditen e djeshme nga Interpol Tirana, pasi eshte vene ne pranga per llogari te drejtesise shqiptare. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bejne te ditur se i denuari me 15 vjet heqje lirie u ekstradua nga Varshava, i denuar me 15 dhjetor te vitit 2005. Sipas vendimit te togave te zeza 28-vjecari Duraj eshte akuzuar per vrasje me dashje te Lindita Hazizit ne vitin 1999, ku pas nje sherri banal mes fqinjesh, Edmond Duraj vret me dashje fqinjen e tij. Sherri ne fillim ka ndodhur mes te shoqit te Lindites dhe babait te te pandehurit, per nje gardh qe ndante rrugen prane banesave te tyre. Me pas sherri ka degjeneruar ne nje perplasje me arme midis paleve, ku ka ngelur e vdekur ne vend nena e tre femijeve.
A.C
A.C