“Ogilvy & Mather Worldwide” feston 60-vjetorin
“Ogilvy & Mather Worldwide”, me përfaqësi edhe në Shqipëri, më 23 shtator shënoi 60-vjetorin saj. “Ogilvy & Mather Worldwide”, e krijuar në Nju Jork nga David Ogilvy, përfaqëson sot një nga agjencitë e marketingut më të mëdha në botë me prezencë globale me mbi 500 zyra në 130 shtete; më shumë se 15000 punonjës që përdorin më shumë se 65 gjuhë; me një listë të gjatë prej mbi 2500 klientësh. Me rastin e këtij përvjetori, “Ogilvy Albania”, e cila është pjesë e rrjetit “Ogilvy & Mather International Network” që prej vitit 2005, paraqiti një prezantim të agjencisë, në një koktej me investitorë të huaj, organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). “Jemi krenarë që jemi pjesë e këtij rrjeti global”, - pohoi zj. Edlira Mali, Administratore e “Ogilvy Albania”, gjatë prezantimit. “Ogilvy & Mather Worldwide” është e vetmja agjenci marketingu që është e pranishme në çdo vend të Ballkanit, me zyra në Tiranë, Kosovë, Zagreb, Beograd, Shkup, Bosnjë Hercegovinë dhe zyra qendrore rajonale në Lubjanë.
“Albanian Motor Company” sjell “Land Rover”-in në Shqipëri
“Albanian Motor Company” (AMC) ka marrë ekskluzivitetin e distribucionit të “Land Rover” në Shqipëri. Në korrik 2008 “Albanian Motor Company” firmosi marrëveshjen për të qenë distributori zyrtar i “Land Rover”-it në Shqipëri. Ky eskluzivitet i shtohet markave të tjera të njohura si “Ford” dhe BRP. AMC është një kompani private që operon në tregun shqiptar që prej katër vjetësh dhe një nga koncesionarët më me shumë marka ekskluzive. AMC i shërben tregut shqiptar me modelet më të fundit të këtyre markave dhe servisin për to. Sipas drejtorit të përgjithshëm të AMC, z. Ilia Çili, ardhja në Shqipëri e “Land Rover” është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të apasionuarit e kësaj marke për të pasur modelet më të reja me çmime shumë të favorshme dhe më të ulëta në ato që ofrohen nga koncesionarë të paautorizuar nga “Land Rover”.