Autoriteti i Konkurrencës rinis hetimet në tregun e sigurimeve
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për hetim në tregun e sigurimeve të detyrueshme vjetore për mjetet motorike (TPL) ndaj kompanive të sigurimeve, duke rrëzuar padinë e bërë nga 6 shoqëri sigurimesh kundër hapjes së hetimit të thelluar mbi këtë treg. Gjykata e Apelit e arsyetoi këtë vendim me faktin se procedurat hetimore nga Komisioni i Konkurrencës, nuk janë akte me karakter administrativ dhe për rrjedhojë, palët nuk mund të legjitimohen për kundërshtimin e tyre në gjykatë. Të 6 shoqëritë e sigurimeve e hodhën në gjyq këtë autoritet, ndaj me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 2372, dt. 3 prill 2007, hetimi i mëtejshëm i Autoritetit të Konkurrencës për TPL ishte pezulluar. Me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit, Autoriteti i Konkurrencës ka rifilluar hetimet në tregun e sigurimit të detyrueshëm në Tregun Motorik.
Raportet ndërkombëtare, si të lexohen qartë
Publikimi i disa raporteve të rëndësishme këto dy javët e fundit është përdorur në mënyrë të ndryshme nga grupime të ndryshme. Leximi i qartë i këtyre raporteve
ka qenë në qendër të një takimi të organizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER). Ky institut konstaton me keqardhje “spekulimin nga ana e qeverisë dhe aksesoreve të saj në radhët e medias, shoqërisë civile etj., mbi arritjet e vendit në drejtim të konsolidimit të ekonomisë së tregut dhe të institucioneve të shoqërisë së lirë”. ACER-i ka konstatuar përpjekjet e qeverisë për pronësimin e rezultateve të raporteve të ndërkombëtareve për qëllime elektorale. ACER-i çmoi edhe se “as nxitimet e disa eksponentëve të opozitës për theksimin e aspekteve negative të vlerësimeve nuk ndihmojnë në identifikimin e problemeve dhe aq më pak në ofrimin e zgjidhjeve përkatëse të tyre”. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar dje, ACER-i vlerësoi se besueshmëria e të dhënave të ofruara përmes indekseve cenohet dukshëm nga konflikti i hapur dhe i fshehtë i interesit i një numri operatorësh lokale si për sa i takon rolit të tyre të njëkohshëm në përpunimin e politikave publike dhe në vlerësimin e zbatimit të tyre nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga roli i dyfishtë i një numri prej tyre (të qenët njëkohësisht në qeveri dhe jashtë saj). Dy ditë më parë, Transparency International Albania publikoi indeksin e saj të perceptimit të korrupsionit në botë, ku Shqipëria renditej e 85-ta mes 180 vendesh. Ndërkohë, këto ditët e fundit janë publikuar edhe raportet e Lirisë Ekonomike në Botë dhe ai I BB-së “To do bussines”. Jo më larg se dy ditë më parë, FMN-ja deklaroi se rritja ekonomike në vend nuk është 11% por 6%. Deklarata u bë dje nga shefi i Misionit të FMN-së në Tiranë, Gerwin Bell. Ky është një qëndrim që e përgjysmon “vrullin” elektoral të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili, duke prekur çështjen e ritmikës së rritjes ekonomike, foli për një nivel 11-përqindësh para deputetëve të partisë së tij, dy ditë më parë. “Nga monitorimi i shtypit dhe i informacionit zyrtar mbi veprimtarinë e qeverisë gjatë gjashtë muajve të fundit, ACER-i vëren me keqardhje se kjo e fundit është pothuajse krejtësisht e pandjeshme ndaj konkluzioneve që dalin nga indekse të ndryshme për drejtimet e politikave publike që duhen rishikuar për shkak të perceptimit publik apo të rezultateve negative të shprehura në indekse të ndryshme”, - vë në dukje ACER.