E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë, një drekë pune me Edi Ramën

Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë takuar në një drekë pune me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Takimi kishte në fokus marrëdhëniet e punës të krijuara mes Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të biznesit dhe mbi rrugët e bashkëpunimit që duhet të kenë për interesin e përbashkët. Kryetari i Bashkisë bëri një ekspoze të punës së institucionit që ai drejton përpara anëtarëve të “AmCham” dhe më pas do t’iu përgjigjet pyetjeve të tyre. Edi Rama foli me anëtarët e “AmCham” për planin e ri rregullues të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka parashtruar vizonin e tij për Tiranën e 2020 përpara anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, të cilët e kishin ftuar për një drekë pune. Duke folur për planin e ri rregullues të kryeqytetit, Rama ka sqaruar se Tirana e Durrësi duhet të jenë dy polet e një metropoli të fuqishëm, në vend që do të lidhen nga një korridor ku do të zhvillohet gjithë jeta industriale e tyre, ndërkohë që brenda qyteteve do të jetojnë banorët dhe ato biznese që do të ofrojnë shërbime për ta. Vizioni i kryetarit të bashkisë për Tiranën ka qenë ai i një qyteti ku do të jetojnë lirshëm 1.2 milion banorë, të cilët do të kenë të gjitha falsitetet e duhura, zhvillimin e duhur territorial dhe atij ekonomik. Numri 1 i Bashkisë së Tiranës duke folur për çështjen e trafikut të rënduar në kryeqytet ka treguar se para pak kohësh një firmë e specializuar gjermane ka bërë një studim të hollësishëm prej 3 muajsh në Tiranë, për të parë mundësinë e sistemimit të trafikut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›