E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oh, sa mirë me pas polic shqiptar

Në ndeshjen e së Mërkurës mes Maqedonisë dhe Rusisë që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Shkup ku Rusia arriti të fitonte me rezultat 2-0 përvec futbollit ka patur edhe politikë.Në Shkup ka udhëtuar një grup prej disa qindra tifoz rus të cilëve u është bashkangjitur edhe një grup sërb. Tifozët e Rusise pas golit të parë të skuadrës së tyre nxjerin transparentin ''Kosova is Serbia'' ndaj të cilës reagon një polic shqiptar mirepo në pamundësi të bëjë dicka vet ai hudhet poshtë prej huliganëve ruso-sërb pastaj njësia speciale e policisë hyn në tribunë dhe tenton që të mar transaprentin mirëpo ka hasur në kundërshtm të tifozëve dhe këtu ka patur një përleshje të fortë mes tyr gjatë së cilës janë lënduar 3 polic dhe 19 tifoz janë arestuar prej të cilëve 3 prej tyre sërb.Vlen të theksohet se as tifozët maqedonas nuk janë ndalur duke brohoritur ''Gasna komora za shiptari'' ( komore gazi për shqiptarët).
Duhet cekur se në ndeshjen me Rusinë ka luajtur 35 minuta Artim Shaqiri i cili u zavendësua qysh në pjesën e parë. Në grup me Maqedoninë është edhe Kroacia mirëpo me siguri nëse Katanec nuk ndryshon gjë në lidhje me pjesmarjen e shqiptarëve në ekip atëhere Kroacia në Shkup do të ketë mbështetjten e tifozëve shqiptarë.
ARSIM ZIBERI
Tetove, Maqedoni

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›