Tirana-Elbasani, kryesuesja kunder kampionit

Nga Dash Frasheri
Tirana-Elbasani është jo vetëm sfida e kryesuesëve të kampionatit me kampionët në fuqi, por njëherësh edhe kryesfida e javës së 12-të nis edhe fazën e dytë të Kampionatit të 68-të Kombëtar të futbollit. Ndeshja e fundit midis dy ekipeve, ajo e zhvilluar në fazën e parë në "Ruzhdi Bizhuta" përfundoi në barazim 2-2, ndërsa ajo e fundit e luajtur në kryqytet në "Selman Stërmasi" gjatë sesonit të kaluar u mbyll me fitoren e Elbasanit (3-2), që i siguroi edhe matematikisht verdhebluve titullin e dytë kampion, pas atij të sezonit 1983-1984. SHQETËSIMI I MUNGESAVE Tirana do të ketë në drejtimin e ekipit "dhelprën bardheblu" sic thirret miqësisht, Shkëlqim Muca, sekretari i klubit dhe trajneri i komanduar pas shkarkimi të Mirel Josës. Tekniku do të jetë përballë Elbasanit të vendit të tretë me katër mungesa: mbrojtësi Arjan Pisha dhe mesfushori kameruanas Abada Fish (të dy të dëmtuar), si dhe mesfushorin shkatërrues Sajmir Patushi dhe sulmuesin Eldorado Merkoci të përjashtuar nga skuadra. Në dyshim mbeten edhe mesfushori Klodian Duro ( i dëmtuar me Shkumbinin) si dhe sulmuesi Eleandro Pema, që vuan nga një dëmtim i lehtë. DY SEZONE PA FITORE Përplasja e fundjavës (në stadiumin "Qemal Stafa", ora 17:30) është shumë e rëndësishme për statistikat e Tiranës që nuk fiton me Elbasanin që nga sezonin 2003-2004, për më tepër kur bardheblutë ndiejnë presionin edhe të Teutës së vendit të dytë, me vetën një pikë më pak se bardheblutë. Tirana vjen në sfidën e 12-të sezonale pas një krize psikologjike të shkaktuar pas humbjes me Flamurtarin (2-3) dhe barazimin me Shkumbinin (2-2). "Është një moment që duhet kapërxyer. E rëndësishme është të gjejmë ekuilibrat e duhur psikologjikë në mënyrë që t'u rikthehemi fitoreve", - është shprehur trajneri Shkëlqim Muca, dy herë kampion si trajner me Tiranën. DY "S"-TE: SINANI-SALIHI Dy shkodranët do të përbëjnë dhe në këtë takim "ballin" e repartit të avancuar të nënkampioneve. Të dy bashkë ata kanë shënuar 17 nga 25 golat e realizuar nga Tirana gjatë fazës së parë, por nëse golashënuesit më të mirë të sezonit 2005-2006, Hamdi Salihit, goli po i mungon prej 180 minutash, golashënuesi më i mirë i sezonit 2003-2004, Vioresin Sinani, po shënon rregullisht. Salihi shpreson se do të clirohet në "Qemal Stafa", aq më tepër që do të luhet edhe nën dritën e prozhektorëve. Në dy ndeshjet e vetme që Tirana ka luajtur në "Qemal Stafa" kundër Partizanit (2-0) dhe Dinamos (2-1), Salihi, golashënuesi më i mirë për momentin ka shënuar tre gola. E PARA PËR SINËN Ndeshja kundër Tiranës përbën një eviniment jo fort të "kendshëm" për mbrojtësin e krahut të djathtë të Elbasanit, Elivs Sina. I konsideruar si një nga blerjet më të rëndësishme në limitet e fundit të merkatos verore, 28-vjecari Sina do të përballet me pjesën më të rëdësishme të historisë së tij futbollistike, ndaj ekipit ku është formuar si futbollist dhe ka dalë 6 herë kampion (1996-1997, 1998-1999, 1999-2000, 2002-2003, 2003-2004, 2004-2005). Sina nuk luajti në ndeshjen e parë e fazës së parë, atëherë ishte pjesë e ekipit të Tiranës, por në dhe në tratativat e rekrutimit nga presidenti i Elbasanit, Arben Laze. PREMIO PËR FITORE Kampioni në fuqi, Elbasani, i kaloi ato momente të errëta të fillimkampionati, dhe synimi i vetëm në ballafaqimin me rekordmenin shqiptar të titujve kampionë (22) është marrja e tripikëshit dhe rokada e pozicioneve në tabelë. Një fitore ia mundëson këtë gjë djemve të Luan Deliut të cilët do të mbështeten edhe njëherë të forma e jashtëzakonshme e mbrojtësit të kommbëtares, Tefik Osmani, që me dy golat e tij ndeshjet e fundit u ka dhënë pikë të cmuara verdhebluve. Stimujt financiarë të presidentit Laze nuk mungojnë. Barazimi në Kavajë (2-2) shërben si një motiv më shumë për të kërkuar fitoren në "Qemal Stafa" ku pritet një mbështetje e jashtëzakonshme e tifozerisë elbasanase. Ndeshjet në transfertë nuk kanë prodhuar shumë pikë për Elbasanin, që në pesë takimet e fazës së parë grumbulloi vetëm 4 pikë nga 15 të mundshmet (1 fitore, 1 barazim, 3 humbje).