Gërdeci, avokatët e të pandehurve: Duam gjykim të ndarë
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar dhe më parë, avokatët e ish-krerëve më të lartë të Forcave të Armatosura të vënë nën akuzë do t’i parashtrojnë gjykatës kërkesën për veçimin e çështjes. "Prokurira ka gabuar", thone ata
TIRANE-Ish-ushtarakët e lartë të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, kërkojnë të gjykohen të ndarë nga biznesmeni Mihal Delijorgji. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar dhe më parë, avokatët e ish-krerëve më të lartë të Forcave të Armatosura të vënë nën akuzë do t’i parashtrojnë gjykatës kërkesën për veçimin e çështjes. “Do të kërkojmë ndarjen e çështjes për klientët tanë, pasi Prokuroria ka gabuar duke i akuzuar për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ nga kuadri komandues”, - saktësuan avokatët. Një kërkesë e tillë pritet të bëhet para trupit gjykues të kryesuar nga Ridvan Hado, seancën e caktuar për t’u zhvilluar më datë 9 shtator. Ndaj, duket se dosja e shumëpërfolur “Gërdeci” nuk do t’i shpëtojë dot “shpërbërjes”, ashtu sikurse ndodhi kur Gjykata e Lartë vendosi të mbante për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, ndërsa dosjen penale ndaj të akuzuarve të tjerë ia përcolli për kompetencë Gjykatës së Tiranës.
Nën akuzë për tragjedinë e rëndë, ku nga shpërthimi i fabrikës së çmontimit të municioneve gjetën vdekjen qytetarë të pafajshëm, janë vënë 30 persona. Top-listën e kryesonte ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili për shkak të imunitetit të fituar në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ka shumë gjasa t’u shpëtojë akuzave. Akuza e rëndë e vrasjes masive rëndon mbi supet e administratorit të “AlbaDemil”, Mihal Delijorgji dhe ish-kreut të MEICO-s, Ylli Pinari.
(d.b/BalkanWeb)