Vlorë, trajnime për lëndët e shkollave të mesme
Specialistë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që drejtojnë trajnimin, po përqendrohen në evidentimin e pikave të forta, por dhe ato të dobëta të këtyre kurrikulave, duke dhënë edhe orientimet përkatëse për letërsinë, e cila në klasat e 10-ta të shkollave të mesme zhvillohet në dy module.
Në këtë kontekst, u trajtua edhe koncepti i zgjedhjes së lirë dhe të detyruar, brenda hapësirës së këtyre dy moduleve, duke i parë ato në dinamikën e detyrimeve që krijojnë ato mes njëra-tjetrës.
Letërsia vlerësohet si një lëndë, që ka ndikim dhe shtrirje të gjerë në formimin e nxënësve edhe në raport me lëndët e tjera. Mësohet se ky program trajnimesh, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit shkollor.