E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” zgjat ofertat e tarifës rinore “Riniring”

Më rastin e 1 vjetorit të prezantimit të tarifës rinore “Riniring”, Eagle Mobile ka shtyrë edhe për një muaj fushatën e bisedave falas nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit. Kjo ofertë nisi më 11 Maj 2009 dhe ishte e vlefshme deri më 1 Shtator 2009.

Por, të gjithë abonentët “Riniring” do të vazhdojnë  të flasin me 0 (zero) lekë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit kundrejt të gjithë numrave Eagle deri më datën 30 Shtator 2009. (Tarifa për lidhjen fillestare është vetëm 3 lekë).

Me rastin e 1 vjetorit të daljes në treg të tarifës rinore “Riniring”, të gjithë abonentët e kësaj tarife të regjistruar në Shtatorin e vitit të kaluar dhe që janë aktivë do të fitojnë 50 SMS falas brenda “Riniring” dhe 10 MMS falas brenda Eagle. Abonentët mund t’i përdorin këto dhurata brenda 15 ditëve nisur nga data 4 Shtator.

“Eagle Mobile” falënderon të gjithë abonentët që besuan dhe përdorin “Riniring”, dhe premton se shumë tarifa dhe surpriza të tjera janë në radhë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›