E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC: Çmimet e naftës të jenë të qëndrueshme

Sot pritet të bëhet një takim mes ministrave të Financës nga shumë vende të botës në qendrën e zyrave të OPEC-ut të cilat ndodhen në qytetin e Vienës. Siç është parashikuar do të mbahet e njëjta kuotë çmimesh siç është tani, ku një fuçi naftë është 70 dollarë.
OPEC-u është përpjekur të ndjekë një politikë çmimesh të qëndrueshme që nga shtatori i 2008-ës kur pati një rënie shitjesh drastike. Në atë periudhë shiteshin çdo ditë 4.2 milion fuçi nafte më pak si pasojë e krizës ekonomike.
Por në këtë periudhë të vitit që jemi, tregu i naftës ka pasur një qëndrueshmëri çmimesh si edhe shifrash pasi siç dihet nga çmimet e janarit të këtij viti, një fuçi naftë shënonte çmimin 32.4 dollarë. Ndërsa tashmë që nga muaji gusht një fuçi naftë kushton në një mesatare të përgjithshme prej 75 dollarësh.
Një grup i vogël zyrtarësh të OPEC-ut disa ditë më parë parë pati një takim ku përcaktoi se nuk do të ndryshoheshin kuotat e çmimeve.
"Gjërat duken mirë, çmimet janë të qëndrueshme. Ne shpresojmë se ekonomia do të përmirsohet në të ardhmen. Por duhet thënë se ka shumë pasiguri," tha Ministri algjerian i Energjisë dhe Minierave, Chakib Khelil.
Duke folur pas mbërritjes së tij në Vjenë, ministri algjerian tha se ai priste që tregu i naftës do të stabilizohej brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Disa analistë të çështjeve ekonomike pohuan se është nevoja për të reduktuar furnizimet me naftë pasi dihet se tregu i naftës nuk është ende i qëndrueshëm, por shumë analistë të tjerë shprehen se diçka e tillë nuk duhet bërë akoma pasi tregu ka treguar qëndrueshmëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›