E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ne nje situate te veshtire

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka deklaruar se vendi i tij  gjendet në një situatë të vështirë, pas publikimit të të dhënave për deficitin e vitit 2011, ku regjistroi një rritje në 8,5% nga 6% të parashikuara nga qeveria e mëparshme socialiste e Zapateros. Sipas shtypit, Madridi kërkon të rinegociojë objektivat e përcaktuar me Brukselin për të reduktuar deficitin  në 4,4% brenda vitit 2012. Në fakt ky angazhim është marrë nga qeveria socialiste vitin e kaluar. Por sipas kryeministrit Rajoy, synimi për të arritur një deficit në nivelin e 4,4% të PBB  brenda këtij viti është shumë i vështirë. Ai ka saktësuar se Spanja do ta reduktojë deficitin  sa të jetë e mundur dhe për këtë do të na duhet të bëjmë shumë përpjekje. Nga televizioni publik Mariano Rajoy u ka bërë thirrje spanjollëve të kuptojnë se gjërat nuk janë të lehta, se duhet të bëjnë përpjekje të mëdha, por të kenë sigurinë absolute  se nga kjo situatë  shumë e vështirë do të dalim.
Sipas analistëve të ndryshëm ulja e deficitit në 4,4%  brenda 2012-ës do të sillte një manovër shtesë me më shumë se 40 miliardë euo, e cila do të kishte efekte shkatërruese për cdo mundësi të rimëkëmbjes dhe do ta rëndonte më tej situatën  e papunësisë, që tashmë është në nivelin rekord të 22,85%. Sipas  shtypit spanjoll pritet që Brukseli të bejë një lehtësim të masave për Spanjën.  Por KE, ka ritheksuar se  BE nuk do të bëjë asnjë ndryshim derisa Madridi nuk do të paraqesë  bilancin e parashikuar për 2012 në fund të muajit mars.  Ndërsa kryeministri Rajoy është shprehur se do të paraqesë raportin mbi bilancin e këtij viti në fund të marsit  dhe vetëm atëherë kur të kemi informacionet konkrete, do të mund të mbajmë një qëndrim mbi këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›